Bashkia Shkodër ka punuar sot me punonjësit e saj për përgatitjen e sheshit ku nesër, të martën, 2 prill 2014, do të përkujtohen 4 Dëshmorët e Demokracisë: Abren Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Benet Beci, i cili ka ndarë disa foto nga puna e bërë ditën e sotme, duke e shoqëruar edhe me fjalët:
“Punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike janë kujdesur sot për të përgatitur sheshin “2 Prilli”, në prag të përkujtimit të Dëshmorëve të Demokracisë.”.
Çdo vit, Bashkia Shkodër është kujdesur për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie përkujtimore, shumë e rëndësishme për të djeshmen, të sotmen dhe të nesermen e këtij vendi.
Siç dihet, me 2 prill 1991, ndërsa protestohej nga nxënës të gjimnazeve të Shkodrës por edhe qytetarë që iu bashkuan atyre, forcat e rendit të kohës vranë 4 persona dhe plagosën rreth 100 të tjerë.