Bashkia e Shkodrës vijon lirimin e hapësirave publike duke i kthyer në sherbim të të gjithë qytetarëve.
Ditën e mërkurë, 29 qershor 2022, nga ora 06.00- 16.00, do të kryhet lirimi i hapësirave publike në rrugët “Qemal Draçini”, “Martin Camaj” dhe Pogej.
Lirimi i hapësirave publike, trotuareve do të përfshijë edhe zonën në afërsi të Merkatos së Rusit.
Bashkia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e bizneseve, ambulantëve, qytetarëve për të liruar vullnetarisht hapësirat publike të cilat janë të të gjithë shkodranëve.
Të gjithë bashkë duhet të kontribuojmë për imazhin e qytetit tonë, për lehtësimin e lëvizjes së këmbësorëve në trotuare por edhe të mjeteve motorike në rrugët e qytetit. /Publikuar në Facebook nga Bashkia Shkodër/