Gjatë natës, një i ri ka bërë “spektakël” me motorin e ri në një nga korsitë e biçikletave që janë ndërtuar në qytetin e Shkodrës. “Bëmat” e të riut, kanë përfunduar edhe në rrjetet sociale përmes videove.
Mesa duket, kaq ka mjaftuar që policia rrugore të vihet në gjurmim të të riut me motor. Ditën e sotme, i iru me motor është identifikuar dhe madje është shoëqëruar në mjediset e komisariatit.
Në ShkodraWeb, ka ardhur edhe një video nga policia, e cila tregon “bëmat” e të riut gjatë natës por edhe momentin e shoqërimit të tij nga policia rrugore. Nuk ka informacion se çfarë masash kanë marrë uniformat blu ndaj të riut.