Nga falja e namazit të Kurban Bajramit, zëvendësmyftiu i Shkodrës, Arben Halluni, u ndal tek disa prej gjërave të ndaluara të fesë islame, siç janë gjakmarrja dhe kamata.
Ai tha se si pasojë e anashkalimit të mësimeve islame dëgjojmë në Shkodër për probleme me kamatën dhe fajden, që përfundojnë me epilog tragjik. Një thirrje e kishte edhe për drejtuesit e vendit që të vendosin drejtësi sociale.
Besimtarët muslimanë në qytetin e Shkodrës e falën këtë të shtunë namazin e Kurban Bajramit në sheshin pranë xhamisë “Ebu Bekër”.
ShkodraWeb uron të gjithë shqiptarët, besimtarët myslimanë, gëzuar e për shumë vjet Kurban Bajramin!