Ka disa minuta që faqja zyrtare në internet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka rënë. Nëse provoni të lundroni në www.fshf.org do t’ ju dali këto dy njoftime që mund ti shikoni më poshtë në foto.
Në versionin shqip të faqes së internetit të FSHF mund të lexoni vetëm këtë njoftim “Ju kerkojme ndjese, per shkak te problemeve teknike, webi eshte perkohesisht jashte sherbimit.”.
Në versionin anglisht të portalit, ka vetëm të dhënat që mund ti shihni më poshtë dhe asnjë informacion tjetër. Duhet thënë se faqja në internet e FSHF- së ka qenë e mirë dizenjuar dhe e mbushur me informacione të ndryshme, tekste, foto e video.
Deri tani nuk ka informacione zyrtare për arsyen e r[nies së papritur të kësaj faqeje në internet. Postimi fundit në rrjetet sociale, është i dy orëve më parë. Nuk është e qartë nëse ky black- out në portalin zyrtar të FSHF ka lidhje me polemikat e hapura në mes presidentit Armand Duka dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. /ShkodraWeb/