Drejtoria Vendore e Policise Lezhe njofton: Me datë 17.08.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, falë një pune të mirëfilltë hetimore e intensive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Hijet “. Si rezultat i tij, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur me datë 17.07.2017, ku në dyqanin e shtetasit A.D. në Lezhë, me anë të thyerjes së dyqanit , janë vjedhur 25 aparate fotografikë profesionale me vlerë rreth 1.500.000 lekë të reja.
Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u ndaluan shtetasit:
– Igli Maklaj, 27 vjeç, banues në Lezhë
– Aldo Smakaj, 29 vjeç, banues në Lezhë
Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autor të vjedhjes së 25 aparateve fotografikë profesionalë.
Vepra penale në ngarkim të tyre “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T.F. 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e autorësive nëse këta shtetas janë të përfshirë në vepra të tjera kriminale, kryesisht në fushën e vjedhjes. U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa nga aparatet e vjedhur. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme. /ShkodraWeb/