Mbi 5000 spektatorë kanë mbushur amfiteatrin e Tiranës, në një mbrëmje të paharruar të muzikës shkodrane në kryeqytet. Një eveniment i organizuar nga “Buna 1” dhe producenti Arben Mazi, tashmë prej 20 vitesh emri më i njohur në organizimin e eventeve të tilla. E veçanta e kësaj mbrëmje nuk ishte vetëm shpalosja e vlerave të mrekullueshme të muzikës shkodrane, interpretuesve të saj të spikatur si Bujar Qamili, Myfarete Laze, Bashkim Alibali dhe dhjetra të tjerë. Shkodranët u mblodhën të gjithë në Amfiteatrin e Tiranës, nga Shkodra, kryeqyteti por edhe qytete të tjera duke dhënë një mesazh të fortë për ruajtjen e identitetit qytetar pavarësisht vendit ku banojnë.
Vetë producenti Arben Mazi është shprehur shumë i kënaqur me rezultatin e arritur nga kjo shfaqje, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë iniciativë, e cila shpresojmë e urojmë të vazhdojë edhe në qytete të tjera.
Urime producentit Arben Mazi, urime Agjensisë së Spektakleve “Buna 1” për këtë event që tregon se Shkodra, muzika e saj, vlerat e saj korrin sukses në çdo kohë dhe në çdo vend!/ShkodraWeb/