Çdo centimetër e pastruar dhe e gatshme për pushuesit në Shengjin. Bashkia e Lezhës po i kushton vëmendje të gjithë plazheve të saj për largimin e mbeturinave si dhe heqjen e leshterikëve dhe algave të mbetura në breg prej vitesh. Pas ndërhyrjeve për pastrimin nga mbetjet plastike dhe ato të sjella në breg nga deti, Bashkia e Lezhës ka nisur ‘çlirimin’ e bregdetit të Kunes nga masivët e leshterikëve të akomuluar prej vitesh dhe të pa trajtuar më parë.
Plazhi i Kunes, i braktisur nga bizneset dhe pushuesit gjatyë 3 viteve të fundit përshkak të ndotjes, po rikthehet në normalistet. Drejtoria e Sherbimeve ka ndërmarrë një aksion për heqjen e sasive të mëdha të mbetjeve të depozituara në breg nga vërshimi i ujërave të lagunës që e kishin nxjerrë këtë plazh të pafrekuentueshëm. Algat dhe leshterikët të përziera edhe me mbetje plastike të sjella nga deti kishin krijuar një situatë aspak normale dhe që e kishin bërë Kunen nga një prej zonave më të bukura të Shengjinit në një ambjent të padëshirueshëm.
Pergjegjësi i Sherbimeve në Bashkinë e Lezhës, Petrit Mhillaj, ka bërë të ditur se po hiqen sasi të mëdha mbetjesh që do të depozitohen në vende të përcaktuara duke e bërë këtë sipërfaqe plazhi gati për këtë fundjavë pasi numri i pushuesve sa vjen dhe rritet. E kthyer në një plazh të braktisur pasi kishtë shumë mbeturina, tashmë zona fundore e Kunes do të jetë një mundësi për tu shfrutëzuar si plazh publik, i pastër dhe më të gjitha sherbimet e nevojshme.
Mhillaj bën të ditur se ndërhyrjet për pastrimin dhe largimin e mbetjeve nuk janë objektiv vetëm i zonavë të populluara, por i çdo metri plazh në Shengjin dhe kjo pasi i gjithë ky bregdet është një mrekulli që duhet shijuar këtë verë. /Nga Gjergj FIGURI/