Regjisori Eduart Grishaj dhe moderatorja Arbana Osmani janë në qendër të vëmendjes të asaj që mund të konsiderohen “media rozë”. Pjesët publike të jetës së tyre, daljet për arsye pune por edhe private, përbëjnë interes për lexuesit e ndjekësit.
Ditën e sotme, regjisori nga Malësia e Madhe, ka publikuar disa foto nga Siçilia, në jug të Italisë ose siç e quan Eduart Grishaj nga “toka e kumbarit”. Nga fotot duket se Grishaj dhe Osmani janë në vizitë turistike apo pune, duke ngjallur fantazi nga më të ndryshme për ndjekësit.
Fotot e tij por edhe të Arbanës duke u puthur, Eduarti i ka “ngatërruar” me foto të filmit të njohur “Kumbari” apo “Godfather” në origjinal, me aktorët e njohur Al Pacino dhe Marlon Brando me regjinë e të mirënjohurit Francis Ford Coppola.
Mes këtyre fotove, është edhe ajo e dasmës në Itali të aktorit Al Pacino. Të jenë duke planifikuar dasmën e tyre pikërisht në “tokën e kumbarit” edhe Eduarti me Arbanën dhe fillimisht po bëjnë një “rikonjicon” në terren? Regjisori Grishaj ka ndonjë ide për ndonjë “kumbar” shqiptar në filmat e tij të ardhshëm? Apo thjesht “toka e kumbarit” ka qenë destinacioni i radhës i pushimeve të çiftit të njohur? Sigurisht, këto pyetje do të marrin një përgjigje por se kur, e dinë vetëm Eduarti dhe Arbana. Pushime dhe plane të mbara çiftit simpatik! /ShkodraWeb/