Fansat e Luiz Ejllit në Instagram vazhdojnë të habiten me profilin e tij në rrjetin Instagram. Ditë pas dite, publikimet e banorit të BBVip janë fshirë, ndërsa ditën e sotme, në llogarinë e tij, rezulton se nuk ka asnjë postim, shkruan ShkodraWeb.
Në rrjete sociale, kanë nisur të qarkullojnë mjaft teori, edhe konspirative, të ushqyera nga fansat e Luizit. Flitet për një kontratë që Top Channel ka detyruar Luizin të firmosë gjatë qendrimit në spektaklin BBVip. Aludohet se Luizi i ka dhënë të drejtat e imazhit të tij Top Channel dhe për rrjedhojë, publikimet në faqen e tij në Instagram, janë fshirë nën kërcënimin e të drejtës së autorit (copyright). Ndërsa llogaria në Instagram është në emrin e motrës së Luizit.
Gjithçka duket se ka nisur kur familja e tij, hapi një llogari në GoFundMe për të mbledhur para në mbështetje të Luizit. Kjo është parë si konkurrencë nga Top Channel, i cili nga ana e tij, fiton miliona nga dhuratat që banorët marrin përmes mesazheve me pagesë nga BigLove. Çdo mesazh për banorët, është me pagesë dhe varion nga 10 euro në 199 euro. Mjafton të ndiqni BBVip kur banorët lexojnë mesazhet live, për të kuptuar fitimin kolosal që ka Top Channel.
Pra, Top Channel e sheh Luizin si konkurrent edhe në kuadrin financiar dhe dëshiron që çdo qindarkë të shkojë tek ai dhe jo tek vetë banori apo familja që i administron profilet në rrjetet sociale, shkruan ShkodraWeb.
Ndërkohë, ka edhe një teori tjetër konspirative sipas ndjekësve të Luizit në rrjete sociale. Kejsi vendosi në çift Kiarën dhe Oltën pikërisht për të ushtruar presion ndaj Luizit për të hedhur firmën në favor të Top Channel për të drejtat e imazhit të tij. Mesa duket, Luizi nuk ka pranuar dhe çuditërisht, në “votimin” e publikut, dyshja Kiara- Olta doli më pak e preferuar se Qetsor- Kristi, e pabesueshme kjo nëse dikush ka ndjekur edhe vetëm disa minuta BBVip.
Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë të shtunën në “prime”. Nëse Kiara nuk eliminohet, qoftë edhe duke shfrytëzuar “biletën e fatit”, Top Channel ia ka dalë të “thyejë” Luizin në kuadër të përfitimeve financiare marramendëse. Nëse Kiara lë shtëpinë, atëherë Luizi po paguan “haraçin” për Top Channel dhe me shumë gjasa, nuk do të vonojë që edhe ai vetë, të ketë fatin e të dashurës së tij. Në pamje të parë, duket “luftë nervash” mes Luizit dhe Top Channel. /ShkodraWeb/