Gjuzepina (Jozefine) Çefaj apo siç e thërrisnin mikeshat e të njohurat Jozi, ka kryer studimet për psikologji në universitetin e Shkodrës në vitin 2010. Ajo jeton në lagjen “3 heronjtë” në Shkodër. Informacionet më sipër, bashkë me foton, janë bërë publike nga të njohurit e saj të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e papritur të jetës nga vajza.
Vdekja e saj deri tani, është e mbuluar me mister, teksa të njohura të saj pohojnë se Jozi ka publikuar në Facebook-un e saj foto nga dasma. Nuk është e qartë se cili është motivi i vdekjes së papritur të vajzës dhe pritet që policia të japë një version zyrtar për ngjarjen e rëndë. E reja u gjet pa jetë nga të afërmit ë makinë, pranë një lokali ku vajza mesa duket ishte e ftuar të festonte. © ShkodraWeb