Albin Hiluku, i cili humbi jetën duke rënë nga kati i katërt i pallaatit ku jetonte, ishte mjaft i njohur si kambist por edhe pronar i një pike Western Union. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai ka rënë aksidentalisht nga ballkoni, ku ishte duke punuar. Ngjarja e rënëd ndodhi mesditën e sotme në një pallat në Shkodër, në vendin e quajtur “Sahati”. Pritet që shumë shpejt policia të japë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë.