Keqmenaxhimi i tejskajshëm që i është bërë liqenit të Fierzës, duke prodhuar energji elektrike pa asnjë lloj kontrolli, po shkakton një krizë të vërtetë energjetike në Shqipëri, por edhe një krizë mjedisore në zonën e Kukësit.
Pamjet tregojnë se çdo ditë Liqeni i Fierzës, po shkon drejt ‘vdekjes’ duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë. Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër.
Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, por askush nuk ka marrë përgjegjësi për këtë skandal që nuk ka ndodhur më parë. Nga ana tjetër, ministria ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë sa të munden energjinë.
Këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale ish- zëvendësministri i Kulturës, arkitekti i mirënjohur shkodran Zef Çuni ka publikuar fotot e ‘frikshme’ të rënies së nivelit të ujit në liqen.
‘Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe’, shkruan ai.