Dallgët e mëdha të detit pasditen e djeshme dhe mbrëmë në plazhin e Shëngjinit kanë shkaktuar rrëzimin e disa pishave si dhe ndotjen e bregdetit me mbeturina. Në pamjet e siguruar nga gazetari Pjetër Gjini shihen pemët e rrëzuara në Kune të Shëngjinit për shkak të erozionit. Fenomene të tilla natyrore ndodhin rrallë.