Çdo ditë e më tepër po del në dritë pasuria e vyer arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit, me vendbanimin e Komanit. Ekspedita kërkimore-arkeologjike që këtë vit u zhvillua gjatë muajit të nxehtë të Korrikut synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qëndror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, por dhe nga më të njohurat në pjesën e Ballkanit perëndimor e që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë shek. VI deri në shek. XIV.
Përmes këtij projekti të dhënat dhe kultura materiale po jep dhe do krijojë mundësinë të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale, stadin që kishte arritur, prodhimeve e shkëmbimeve ndërajonale të popullsisë.
Ky projekt i rëndësishëm kërkimor zbatohet dhe mbështetet nga CNRS Paris/Orient et Méditerranée École Française de Rome nën drejtimin e Doc. Etleva Nallbani, zj. Elvana Metalla, Instituti i Arkeologjisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë zj. Jocelyne Desideri, Université de Genève dhe DRTK Shkodër.