Në kuadër të prezantimit të kryetarëve të rinj të PS- së në Qarkun Shkodër, sot ishte rradha e Bashkisë Pukë. Ka qenë deputeti i Qarkut të Shkodrës Benet beci, ai që ka prezantuar dy bashkëkryetarët e emëruar nga Kryesia e PSSH- së Tiranë.
“Sot pata kënaqësinë të prezantoja dy bashkëkryetarët e Partisë Socialiste Pukë, Z. Pajtim Zeqiri dhe Znj. Anjeza Doda, në prani të Asamblesë Socialiste të bashkisë si dhe anëtarëve e simpatizantëve të PS-së. Urime dhe suksese!”, shkruan në faqen zyrtare në Facebook Benet Beci, deputet i Shkodrës.
Si rregull, kryetarët e degëve të PS- së janë prezantuar nga drejtuesja e PS- së për Qarkun Shkodër Edona Bilali, njëkohësisht edhe ministre shteti për Mbështetjen e Sipërmarrjes.
Mesa duket, për Bashkinë Pukë është bërë një përjashtim, duke ia lënë prezantimin zyrtar të bashkëkryetarëve të PS- së deputetit Benet Beci. Siç shihet edhe nga fotot, pas pjesës zyrtare, janë tokur edhe gotat mes të pranishmëve.