Elhaida Dani ndodhet në Rusi, ku mbrëmë ka interpretuar rolin e Esmeraldës në pjesën e njohur ‘Katedralja e Parisit’ që u luajt në Pallatin e Kremlinit.
Elhaida është ndjerë e nderuar nga kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, i cili pas shfaqjes i ka dhuruar një buqetë lulesh.
“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”, ka shkruar Elhaida bashkangjityur postimit të saj.