Kontributi i diasporës shqiptare për çeshtjen kombëtare, rrugët e mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, kulturës e më gjërë, ishin në fokus të takimit që kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj zhvilloi me aktivistin e shquar, shqiptaro- amerikanin me banim në Miçigan të SHBA- së Lulash Nikë Palushaj.
Mysafiri nga diaspora ka vlerësuar ndryshimet e fundit që kanë ndodhur në Koplik por edhe në Malësinë e Madhe, teksa ka kërkuar më shumë vëmendje për zonën e Vukël- Nikç, nga është edhe nip. Palushaj ka kërkuar të shihet mundësia e asfaltimit të rrugës Tamarë- Vukël, që do ti jepte një impuls të gjithanshëm zhvillimit.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Marinaj e ka falenderuar bashkëbiseduesin për përshtypjet e mira për punën e bërë, teksa ka siguruar se për çdo zonë të Malësisë së Madhe do të ketë vëmendje dhe investime nga qeverisja vendore.
Lulash Nikë Palushaj është një personalitet në diasporën shqiptare përtej Atlantikut, i vlerësuar edhe nga Presidenti Ilir Meta me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”.