Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Albumi i një ditë aktive në terren, nga Prekali në Pulaj. Kënaqësi e veçantë të ishim me kolegë të vjetër e të rinj, drejtues të Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund dhe Bashkia Shkodër.
Inspektuam punimet e nisura në rrugën Prekal-Kir, segment i rrugës së Dukagjinit, por edhe ecurinë e fasadave të pallateve në qytet.
Diskutuam për linjat e zhvillimit të territorit të bashkisë dhe përkthimin e tyre në projekte konkrete edhe me aktorë të tjerë në qytet, e u kthyem sërish në terren aty ku propozimet e idetë kanë nevojë për mbështetje e mundësi financimi.
Na presin përpara punë e projekte zhvillimi, kemi vullnetin e mbështetjen e duhur për ta çuar Shkodrën aty ku i takon!