26 vjeçari Erdenis Gurishta, ka hedhur sot një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tij. Kapiteni i Vllaznisë ka zyrtarizuar fejesën, me atë që konsiderohet në Shkodër si “shkëmbimi i shenjit”.
Ka qenë vetë Gurishta që ka publikuar dy foto në Facebbok, ku shfaqet me vajzën që mesa duket i ka rrëmbyer zemrën. “I love you”, ose në shqip “Të dashuroj” është teksti që shoqëron edhe fotot. Sigurisht, nuk kanë munguar as qindra urime të tifozëve të Vllaznisë por edhe miqve e shokëve të çiftit të sapo fejuar.
Dy të rinjtë kanë treguar edhe unazat në gishtin e dorës së majtë, për të treguar zyrtarizimin e dashurisë së tyre në fejesë. ShkodraWeb i uron rrugëtim të bukur e të mbarë me dashurinë e zemrës së tij kapitenit kuqeblu Erdenis Gurishta! Jetë të lumtur kampion! /ShkodraWeb/