Koleges tonë Albana Hoti Bushati, drejtore e Gjimnazit “28 Nentori” Shkoder, presidenti italian Sergio Mattarella i ka akorduar titullin “Urdhri i Yllit të Italisë” në gradën e kalorësit.
Titull të cilin ambasadori Italian Sh.T.Z. Fabrizio Bucci ia akordoi në një ceremoni shumë miqësore dhe të ngrohtë në rezidencen e tij.
Realisht eshte një dëshmi e merituar për përkushtimin dhe punën e saj të palodhur në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis Shqipërisë dhe Italisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe edukimit. /Për mediat nga ZVAP Shkodër/