Kryetari i Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës “Vatra”Elmi Berisha zhvilloi një takim me kreun e Selisë së Shenjtë Papa Françeskun, të cilit me përulje i kërkoi që Selia e Shenjtë të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Kryetari i Vatrës Berisha në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve i dhuroi Atit të Shenjtë një bust në miniaturë të shenjtores shqiptare Shën Nënë Tereza. Papa Françesku u gëzua pa masë nga dhurata e “Vatrës”.
Sapo e pa vuri dorën mbi të dhe bekoi “Vatrën” dhe vatranët duke e pranuar me shumë kënaqësi. Në takimin historik kryetari i “Vatrës” Elmi Berisha shoqërohej nga drejtori i degëve të “Vatrës” Mondi Rakaj.
Gjatë bisedës Berisha i shprehu mirënjohje Atit të Shenjtë për gjithçka që Vatikani ka bërë për kombin shqiptar. Selia e Shenjtë organizoi sot një audiencë të përgjithshme ku për herë të parë në historinë e saj merrte pjesë dhe Federata Pan- Shqiptare e Amerikës “Vatra” me mbi 100 vatranë dhe miq nga trojet tona etnike.
Pas Vatikanit, “Vatra” ka në plan vizitë zyrtare të tokën e shenjtë në Jeruzalem. Kronika e plotë do të vijë për publikun e përgatitur nga nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj dhe fotoreporteri i Diellit Dritan Haxhia.