Nga Blerti DELIJA
Drejtuesit e komunitetit LGBT kanë cënuar rëndë simbolet tona kombëtare. Ndërsa kërkojnë me të madhe, nga mëngjesi në darkë t’i imponohen pjesës tjetër të shoqërisë, ky komunitet ka përçudnuar simbolin tonë kombëtar, shqiponjën dykrenare që bashkë me shqytin e kuq, përbëjnë Flamurin tonë kombëtar.
Në faqen e tyre në internet, përveç logos identifikuese të shoqatës apo komunitetit, kanë vendosur shqiponjën. Dhe jo një shqiponjë çfarëdo, por atë që ne kemi në mes të Flamurit tonë kombëtar të cilin e nderojmë, i përkulemi dhe e puthim me adhurim.
Një mendje djallëzore ka zgjedhur këtë simbol për tu identifikuar, madje edhe shprehëse e “forcës” së komunitetit LGBT në Shqipëri. Shqiponja është ndarë në dy pjesë: Njëri krah i shqiponjës (i majti) është ai që ne kemi edhe në Flamurin të: ngjyrë e zezë. Krahu tjetër plotësues është përçudnuar: ka ngjyrat e atij që komuniteti LGBT e quan “ylber”. Të dy krahës së bashku formëjnë një shqiponjë, e cila është logo e komunitetit LGBT nën emrin “Aleanca Kundër Diskriminit LGBT”. Nga ana tjetër, ndarja e shqiponjës në dy pjesë të barabarta, përveç cënimit të rëndë të simboleve tona kombëtare, tenton të përcjellë edhe idene e asaj çfarë përfaqëson apo synon të përfaqësojë ky komunitet në Shqipëri: Gjysmën e popullsisë”.
Ligji Nr. 8926, date 22.7.2002 “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE”, në Nenin 3 “Format dhe përmasat e flamurit kombëtar” saktëson:
- Flamuri kombëtar paraqet një fushe me ngjyre te kuqe gjaku, me një shqiponje te zeze dykrenore ne mes, me krahë te hapur anash. Secili nga krahët e shqiponjës ka nëntë pende, ndërsa bishti ka shtate pende.
- Përmasat e flamurit kombëtar përcaktohen ne raportin 1 me 1,4 njësi.
- Pamja e flamurit kombëtar, fortësia e ngjyrave te tij dhe raportet janë ato te përcaktuara ne shtojcën nr .1, qe i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjese përbërëse e tij.
Pra, është e qartë se ligji mbron edhe shqiponjën, si pjesë e Flamurit që është simbol kombëtar i pacënueshëm.
Nga ana tjetër, Kodi Penal përcakton në Nenin 268 “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj” se “Poshtërimi, botërisht ose nëpërmjet botimeve apo shpërndarjes së shkrimeve, i Republikës së Shqipërisë dhe rendit kushtetues, i flamurit, i stemës, i himnit kombëtar, i dëshmorëve të kombit ose heqja, dëmtimi, prishja, bërja e padallueshme apo e papërdorshme e flamurit apo stemës së Republikës të Shqipërisë të ekspozuara nga institucionet zyrtare, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.
Nuk ka asnjë dyshim se drejtuesit e komunitetit LGBT kanë shkelur pikërisht këtë ligj dhe një prokuror në Shqipëri, qoftë edhe kryesisht duhet të nis procedimin penal. Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse ka qënë e qëllimshme apo “rastësi” që është zgjedhur të përçudnohet pikërisht simboli ynë kombëtar, i më shumë se 20 milionë shqiptarëve anëkënd globit.
Më poshtë keni Flamurin zyrtar të Republikës së Shqipërisë, i përfshirë si aneks në ligjin Nr. 8926, date 22.7.2002 “PER FORMEN DHE PERMASAT E FLAMURIT KOMBETAR, PERMBAJTJEN E HIMNIT KOMBETAR, FORMEN DHE PERMASAT E STEMES SE REPUBLIKES TE SHQIPERISE DHE MENYREN E PERDORIMIT TE TYRE” si dhe shqiponjën e përçudnuar në logon e LGBT. Gjykoni vetë nëse behet fjalë për të njëjtën shqiponjë ose jo. ©ShkodraWeb