“Drini”- Revista kushtuar turizmit në Shqipëri, organi zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Turizmit dhe Propagandës (DGSPT), ka qenë e para revistë që i është dedikuar turizmit.
Revista “Drini”, u krijua dhe u drejtua nga Francesco Tagliarini, këshilltari për Turizmin në DGSPT. Në faqet e revistës gjejnë hapësirë argumentet klasik të një publikimi me natyre turistike siç janë gjuetia, peshkimi, alpinizmi dhe flora, por edhe shumë aspekte të tjera siç janë arkeologjia, historia, gjeografia, arti, artizanët dhe folklori.
Suksesi i revistës i atribuohet edhe atyre që ishin të përfshirë në të si bashkëpunëtorë të nivelit të parë dhe personalitete kryesorë, siç ishte dhe albanologu i madh At Giuseppe Valentini S.J, alpinisti Piero Ghiglione, gjeografët Antonio Baldacci dhe Pellegrino Sestieri, poeti Adriano Grande, gazetari Indro Montanelli, Sestilio Montanelli, shkrimtari i njohur shqiptar Ernest Koliqi dhe shumë personalitete të mëdhenj që ishin “të dashuruar” pas Shqipërisë ose i ishin bashkuar kësaj kauze, pasi kishin ngelur të mrekulluar nga gjithë peizazhi e natyra. /Publikuar në Facebook nga Ervis KRYMBI, pedagog/