Shfaqet një dritë shprese për restaurimin e shtëpisë së poetit kombëtar At Gjergj Fishta. Ka qënë Paulin Zefi, drejtori i Trashëgimisë Kulturore- Historike në Lezhë ai që ka publikuar lajmin e mirë në Facebook. Zefi shkruan: “Në Fishtë pranë shtëpisë Monument Kulture ku ka jetuar i madhi At.GJERGJ FISHTA duke bërë matjet për hartimin e projektit restaurues të këtij objekti tejet të amortizuar së bashku me specialistët e Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit (Bashkia-Lezhë)..
*Lidhur me gjëndjen fizike të Monumentit, pamjet flasin vetë……”. Pavarësisht se gjendja siç e tregojnë edhe fotot është shumë e keqe, mundësia e restaurimit nga Bashkia Lezhë është një kumt i mirë për të ruajtur atë vlerë që ka mbetur nga poeti ynë kombëtar, i cili nuk ka as një varr ku të prehet pasi eshtrat ju hodhen në lumë nga regjimi komunist.