“Dua të të bëj të lumtur”, formati televiziv i drejtuar nga Arbana Osmani dhe me regji të partnerit të saj në jetë Eduart Grishaj, do të ketë sonte mysafirë të veçantë. Dyshja e mirënjohur e humorit Gac Kodrina dhe Qazim Çela të “Gaz e maraz”, do të jenë sonte pjesë e spektaklit në Top Channel. Është vetë aktori por edhe libretisti Qazim Çela, ai që ka njoftuar dashamirët përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Na ndiqni sonte me kolegun tim Gac Kodrina në Top Channel ne emisionin “Dua te te bej të lumtur” të Arbana Osmanit,në një performancë të këndshme.”, shkruan Çela.
Dy aktorët, janë “produkt” i Malësisë së Madhe, por prej vitesh kanë kontribut të rëndësishëm jo vetëm me aktrimin por edhe me shkrimin e libreteve të ndryshme e komedive për Teatrin “Migjeni” të Shkodrës nga Qazim Çela. Madje, Çela mund të konsiderohet ndër më produktivët në këtë zhanër, i cili duhet thënë se krijoi mjaft boshllëk me largimin nga jeta të Paulin Selimit.
Në fotot e publikuara nga Çela, shihet me dy aktorët edhe regjisori Grishaj, edhe ai me origjinë nga Malësia e Madhe. Sipas gjasave, gjatë provave apo regjistrimit të spektaklit. Sonte do të jetë një natë e veçantë në “Dua të të bëj të lumtur”, për amatorët e humorit dhe batutave nga Kodrina e Çela. Natayrisht, edhe krenari për tre malësorë në një nga ekranet më të rëndësishme shqiptare, në një produksion me audiencë mjaft të lartë. /ShkodraWeb Media/