Dy àksidente kanë ndodhur mbrëmjen e të hënës në Korçë në pak minuta distancë nga njëra-tjetra.
Fillimisht, një automjet ka hipur mbi trotuar dhe ka përplásur dy këmbësorë babë e bir që po ktheheshin në shtëpi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të àksidentit, ndërsa të plágòsúrit janë transportuar në spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
“Më datë 25.05.2020, rreth orës 22:25, në lagjen nr. 3 shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përplasur dy këmbësorë shtetasin S. K., rreth 57 vjeç dhe djalin e tij shtetasin J. K., rreth 31 vjeç, që po ecnin në trotuar, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit A. T., ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
Ndërsa në aksidentin tjetër që ka ndodhur në periferi të Korçës. Mësohet se janë përplasur kokë më kokë dy mjete. Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale.