Pak ditë para mbajtjes së festivalit evropian, ‘Eurovizion’ që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë kanë nisur emocionet për këtë kompeticion. Për shqiptarët festivali i këtij viti është edhe me i veçantë, pasi do këndojnë tre shqiptarë që përfaqësojnë tre vende të ndryshme.
Eugent Bushpepa do përfaqësojë Shqipërinë, Ermal Meta do përfaqësojë Italinë dhe shqiptarja Eleni Foureira përfaqëson Qipron. Eugent Bushpepa ka publikuar një foto në Instagram me Eleni Foureira duke bërë të dy simbolin e shqiponjës duke emocionuar gjithe shqiptarët me këtë gjest.