Seriali “The Simpsons” është mjaft i njohur për parashikimet e shtrira në kohë, lidhur me evente, personazhe apo ngjarje që kanë ndodhur dhe do të ndodhin në botë. Duket e pabesueshme, por edhe atë që po ndodh këto ditë, pushtimin nga Rusia të Ukrainës, duket se seriali i famshëm e ka parashikuar.
Në disa foto, të shkëputura nga video e serialit të famshëm, evidentohet një ushtar ukrainas, që i drejton armën një personi, i cili çuditërisht ngjason shumë me Vladimir Putin. Siç është e kuptueshme për kohën kur është realizuar seriali, në fanelën e rusit është shënuar “CCCP”, germat nistore për Bashkimin Sovjetik të dikurshëm në gjuhën ruse.
Në një tjetër, sekuancë, ka edhe një parashikim disi më të zymtë, të lidhur me aktualitetin. Në një tjetër foto paralajmërohet një ngjarje mjaft e rëndë, siç mund të jetë një shperthim bërthamor i mundshëm në këtë konflikt që sapo ka nisur.
Mjaft e çuditshme është percaktimi i një date konkrete, jo shumë larg ditës së sotme, pikërisht 05/05/2022. Ndërkohë, shihet edhe flamuj ukrainas, njërin prej të cilëve e mban në dorë personazhi kryesor i “The Simpsons”.
Të gjitha këto janë imazhe që qarkullojnë në rrjet dhe mbase janë edhe rastësi, mbase duhet marrë me rezerva (nuk përjashtohen edhe manipulimet), kur ngjyrat kryesore të vetë serialit “The Simpsons” janë e verdha dhe blu, të cilat koençidojnë edhe me ato të flamurit të Ukrainës. /ShkodraWeb/