Edhe pse Ministria e Shëndetësisë lajmëroi rihapjen e transportit publik, por me rregulla strikte, por pa një datë të përcaktuar, shoqatat e transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas thotë se është e pamundur të nisë puna.
Në një prononcim për mediat, përfaqësues të kësaj shoqate thanë se nuk është i mundur zbatimi i protokollit të vendosur për ruajtjen e distancës dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Në një postim në rrjetet sociale, kjo shoqatë teksa ka publikuar protokollin e sigurisë shkruan: “Ministria e Shëndetësisë heq kufizimet për hapjen e transportit por mbetet në fuqi protokolli i sigurisë ❗”.