Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:15 në fshatin Buzmadh.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Maks Hebeja, 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Nga dyshimet e para mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e shoferit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.