Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Ëashington ekstradojnë nga SHBA shtetasin shqiptar
Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.
Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.
Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.
Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.