Vala e ndryshimeve në Policinë e Shtetit ka prekur edhe drejtorinë e Policisë së Shkodrës. Mësohet se pas emërimit të Gjovalin Lokës si Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike, vendin e tij e ka zënë Vehbi Bushati. Emri i tij është publikuar gjatë analizës së punës 1- vjeçare të DVP në prani të ministrit Xhafaj dhe drejtorit të përgjithshëm Veliu.
Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë. Kreu i ri i policisë së Shkodrës ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve dhe prej 4 vitesh e gjysmë mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit.