Shkruan në Facebook Bardh SPAHIA, kryetar i Bashkisë Shkodër dhe koordinator i PD- së për Qarkun: Në 11 shkurt Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh!
Arsyet për të protestuar janë të shumta dhe kush më shumë se Shkodra i ka vuajtur pasojat e nëpërkëmbjes dhe keqqeverisjes. Me anëtarët e kryesisë së PD Shkodër diskutuam detajet e fundit të organizimit, ndërsa shpreh falenderimet e përzemërta për qytetarët e Shkodrës që masivisht po i përgjigjen ftesës tonë.
“Faktet dolën-DORËHEQJA është detyrim”. Të mos lejojmë asgjesimin e opozitës, të mbrojmë votën e lirë dhe pluralizmin politik.
E ardhmja jote dhe e familjes tënde është mbi çdo gjë!