“Dita e Luleve” ka qënë një nga festat që fituan të drejtën e qytetarisë në Komunën e Bushatit, si një iniciativë e kryekomunarit Zef Hila. Vit pas viti, organizoheshin evente të shumta, të cilat krijonin një atmosferë shumë festive në këtë komunë. Nga 2015- a komuna e Bushatit nuk ekziston më, por është krijuar Bashkia Vau- Dejës ku ish- komuna është tashmë Njësi Administrative përbërëse. Në krye të Bashkisë është zgjedhur Zef Hila, i cili traditën e nisur në Bushatin e tij, e ka përtërirë edhe në Bashkinë e madhe Vau- Dejës.
6 maji ishte festa e rradhës në Qendër Bushat, aty ku tradicionalisht organizohet kjo festë. Bashkia ka patur nuhatjen që të mos e spostojë festën në Vau- Dejës, aty ku ka qëndrën bashkia, por e ka lënë në fushën sportive të shkollës në Bushat. Organizimi i eventit i është lënë agjensisë së spektakleve “Buna 1” me president Arben Mazi, e cila ka krijuar një eksperiencë unikale në organizimin e aktiviteteve të tilla. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, por edhe gjigantët e këngës popullore si Bujar Qamili e Alma Velaj, kanë krijuar një atmosferë shpërthyese për të pranishmit. Munguar as panairi i zakonshëm i produkteve artizanale të zonës nga AgroTrade. “Festa e Luleve” është një nga ditët që krijëjnë një gjallëri të madhe jë vetëm në Bushat, por edhe në Bashkinë Vau Dejes.