Njësia Administrative Ana e Malit ka qenë ndalesa e rradhës e panaireve promovuese në territor të organizuara nga Bashkia e Shkodrës. Dhjetra fermerë dhe banorë të zonës, kanë promovuar produktet e tyre agro- ushqimore por edhe të artizanatit. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka përshendetur të pranishmit dhe ka bërë një panoramë të shkurtër të investimeve të Bashkinë në këtë njësi administrative. Në vazhdim, artistë të zonës, kanë dhënë një program të shkurtër artistik.
Kryetarja Ademi, e shoqëruar nga administratori Arben Ceni dhe kësshilltari bashkiak Marin Pemaj, kanë vizituar stendat e panairit, duke u njohur nga afër me produktet e tyre. Një xhiro me biçikleta por edhe një lundrim me kanoe në Bunë, ishin një tjetër mundësi e mirë për të pranishmit. Në fund, degustimi i produkteve ushqimore të zonës, shënoi edhe fundin e pjesës së parë të aktiviteteve.
Agroturizëm “Shega”, një fermë që tashmë ka hapur dyert edhe për ata që duan të kalojnë disa ditë në një ambjen të veçantë, ishte ndalesa e rradhës. Vizitorët janë njohur me produktet bio të prodhuara nga kjo fermë, të cilat u serviren bujtësve të saj, tanimë në ambjente shumë komode dhe me parametra bashkëkohorë. “Festa e Shegës” është tashmë në edicionin e dytë dhe premton të vazhdojë edhe në vitet në vijim. /ShkodraWeb/