Ka ulur siparin Festivali i Këngës Qytetare “Luleborë”, duke shënuar një tjetër arritje për artin shkodran e shqiptarë. 16 artistë kanë konkurruar për dy netë me rradhë në Teatrin “Migjeni”, duke shpallur edhe fituesit.
Çmimin e parë e mori kënga e kënduar nga Laorjan Ejlli me kompozim të Zef Çobës dhe tekstin e Xhahid Bushatit. Çmimi i dytë shkoi për Rezarta Smajën ndërsa çmimi i tretë për motrat e mirënjohura shkodrane Rita dhe Juli Ndoci me këngën “Malli për rranjët”. Çmimin special, një çmim i paprogramuar por i vendosur nga juria shkoi për “Shkodra Elektronike”.
Kryetari i jurisë Markelian Kapidani dhe regjisorja Rita Gjeka shprehen se në këtë vit të kartërt festivali “Luleborë” ka njohur një rritje të konsiderueshme.