Një dashuri e fortë, të cilën vazhdon ta mbajë të ndezur edhe pas largimit të gjysmës së tij. Është ajo e aktorit të mirënjohur Agron Llakaj për Konstandinën, me të cilën ndau thuajse 40 vite bashkëjetesë.
E ndarë nga jeta rreth 2 muaj më parë, pas një sëmundje të rëndë, Agroni e kujton shpesh bashkëshorten e ndjerë. Ndërsa sot, ka një motiv më shumë për ta kujtuar, motiv që e ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
“Sot do festonim 40 vjetorin e martesës Konstandina ime..(Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm…,fituam, por Ti si marathonomaku, pas lajmit të fitores…ike! Festo me engjejt zemër!”, shkruan Llakaj në rrjetet e tij sociale.