Në një njoftimin paraprak lidhur me ngjarjen, policia lokale bën me dije se, ora shënonte rreth orës 17:00, kur në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur ‘Qafa e Luarit’, automjeti tip ‘Fiat’ me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës ‘Honda’.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proceduralë të arrestimit të tij.