Një përson mbeti i lënduar rëndë, pasi motoçikleta me të cilen udhetonte u përplas nga një automjet. Përplasja në mes mjeteve motorike, ndodhi mesditën e së premtes në superstradën Lezhë-Shkoder, pranë fshatit Balldre.
Një foristradë përplasi një motoçikletë dhe më pas u përplas dhe një automjet tjeter. Për pasojë mbeti i dëmtuar rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Përplasja ka qenë e fortë, çka e dëshmojnë dhe dëmtimet e shumta që ka pësuar foristrada. Rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.