Ndodh edhe kështu! Gazeta prestixhoze gjermane “Bild” ka fshirë artikullin me akuza për PD-në. Mediat pranë qeverisë shpërndanë dje një artikull të gazetës gjermane BILD, ku flitej për historinë e lobimit rus, një çështje e mbyllur nga gjykata në Shqipëri tashmë. Artikulli u shpërnda fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla dhe bazohet vetëm te deklaratat e Ballës, pa asnjë fakt gazetaresk. Më pas, shumë media i bënë jehonë, një lajmi që mesa duket ka qenë i porositur dhe faktet flasin vetë. Por pas disa orësh online në një cep të gazetës, shkrimi është fshirë. Ndiqni linkun më poshtë: BILD.DE
Pavarësisht se BILD u atakua nga PS dhe mediat pranë saj si tabloid i pabesueshëm kur publikoi dosjen e përgjimeve, tani pas këtij artikulli po vlerësohet prej tyre si gazetë prestigjioze. Vitin e shkuar, BILD publikoi dosjen e përgjimit të vjedhjes së votave duke e quajtur Shqipërinë një shtet mafioz, të drejtuar nga gangsterët. Pas këtyre akuzave të forta, kryeministri Edi Rama paralajmëroi një padi ndaj tyre. Nuk është e vështirë të kuptohet se edhe artikulli i publikuar vetëm për pak orë në “Bild”, ka qenë në kuadër të fushatës që Rama po bën kundër PD-së, brenda vendit me mediat e blera nga ai dhe po përpiqet të shtrijë “kthetrat” edhe në mediat jashtë vendit.
ShkodraWeb u kërkon ndjesë lexuesve të vet për publikimin e artikullit të “Bild” dhe në vijim do të bëjë të gjitha përpjekjet për të filtruar më shumë çdo informacion për të shmangur dizinformimin, që në këtë rast erdhi nga përfaqëesues të një subjekti politik në pushtet.