Ndërsa akoma nuk janë bërë zyrtare listat e partive të mëdha PS dhe PD, subjektet e tjera elektoralekenë nisur të shpalosin emrat që kanë përzgjedhur për të kandiduar me 25 prill. Në Shkodër duket se nuk mungojnë risitë. Pas sportistëve dhe ish- sportistëve, ka edhe gazetarë e prezantues që do të jenë pjesë e listave.
Një nga emrat e bërë publik deri tani, është Linda Doda Kavaja, prezantuese e TV1 Channel prej shumë vitesh tashmë. Në fakt, prej disa javësh ajo është prezantuar si zëdhënëse e LSI Shkodër, ndërsa sot emri i saj është zyrtarizuar si kandidate për deputete, e rreshtuar në vendin e pestë të listës.
Njoftimin për këtë risi, e bën të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook. Pas televizionit, përfshirja në listat e kandidimit të një force politike, është një tjetër sfidë e re për Lindën! Suksese!