Një makinë me targa italiane është gjetur këtë mëngjes në qyteti ne Vlorës. Mësohet se mjeti i mbytur është një Jep më targa italiane BG643 GX është gjetur e zhytur në det në zonën e plazhit të vjetër.
Nuk dihet arsyeja përse makina ka përfunduar në ujë, ndërsa dyshimet e para të policisë janë se mund të jetë përdorur për të tërhequr ndonjë gomone apo skaf. Gjithashtu po hetohet nëse ka përfunduar aty aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të policisë së Vlorës, asaj kufitare dhe Delta Force.