Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gjilani në Kosovë, ku mësohet se një zyrtare policie është gjetur pa shenja jete. Policia e Kosovës raporton se trupi i të ndjerës është gjetur në varrezat e qytetit.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, e ka konsideruar rastin si vdekje e dyshimtë.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore.
Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.