Një granatë dorë e konstatuar dje në zonën “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është hequr dhe asgjësuar nga forcat xheniere të cilat kanë mbërritur me të marrë informacion për ngjarjen.
Pasi një granatë dore u gjet dje në zonën “Rana e Hedhun” në Shëngjin, policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën duke vendosur një perimetër sigurie.
Më pas forcat xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur asgjësuar në vend të granatës. Nga të dhënat paraprake, mendohet që mjeti shpërthyes ishte disa vjeçar.