Një person i moshës rreth 60 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugën “Don Bosko” të qytetit të Shkodrës. Siç shihet edhe nga fotot, ai është gjetur para derës së qendrës me të njëjtin emër, pranë të cilës është edhe një kishë.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe sipas verifikimeve të para, mendohet se burri mund të ketë pësuar arrest kardiak. Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar nga Policia e Shkodrës lidhur me ngjarjen e rëndë.
Rruga ku ka ndodhur ngjarja, që njihet në Shkodër edhe si “Rruga e Gjykatës”, është mjaft e frekuentuar nga këmbësorë dhe mjete. Po ashtu, gjatë kësaj stine, Qendra “Don Bosko” është mjaft e frekuentuar edhe nga të rinj e adoleshentë që kalojnë orët e paradite e pasdites me lojra e angazhime të ndryshme. /ShkodraWeb Media/