Është mbajtur sot seanca gjyqësore për të arrestuarit për protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike. Në përfundim të saj në një prononcim për mediat, deputetja Albana Vokshi e shoqëruar nga një grup i anëtarëve të Komisionit të Rithemlimit, u shpreh se masat e sigurisë për lënien e tyre të lirë vërtetoi se protesta e 8 janarit ishte paqësore.
Ajo ka vijuar akuzat se me urdhër të Lulzim Bashës persona brenda selisë së PD ushtruan dhunë mbi demokratët. Po ashtu sipas Vokshit nuk kanë qenë protestuesit ata që kanë thyer xhamat e selisë blu, por personat që ndodheshin brenda godinës.
“Edhe seanca e sotme gjyqësore për masat e sigurisë për 18 protestuesit dëshmoi që protesta e 8 janarit ishte paqësore. Të 18 protestues u vërtetua se ishin arrestuar padrejtësisht. Nuk pati asnjë fakt dhe pamje filmike për t’i impikuar ata në dhunë. 18 demokratët kanë protestuar në mënyrë paqësore. Jan shoqëruar në ambiente shumë larg selisë së PD. Arrestimi është i paligjshëm dhe është bërë me lista brenda partisë. Ajo çka u vërtetua edhe sot ishte që as organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur. Në datën 8 Lulzim Basha urdhëroi të ushtrohej dhunë mbi demokratët, 18 protestuesit janë sot heronj të demokracisë. Data 8 vërtetoi se ka një opozitë të vërtetë dhe dinjitoze.
Janë 5 shtetas nga Kosova. Kush janë këta persona? Dhe ju thatë që nuk pati dhunë në datën 8 por kush i theu xhamat e selisë?
“Xhamat e katit të parë janë thyer nga brenda me sende të forta teksa sulmonin me karrige, tavolina dhe gaz protestuesit. Kam qenë vetë prezentë. Keni pamje që transmetohen në media se si thyhen nga brenda. Hetimet duhet të vazhdojnë se kush i ka dhunuar demokratët. Personat që ne kemi thënë se janë në kërkim dhe që kanë qenë brenda në seli i kemi denoncuar. Duhet t’i shkohet deri në fund hetimit”.
Vokshi tha se ajo do të bënte të njëjtën gjë nëse dera e saj e shtëpisë do të bllokohej me zor.
“Raporti i prokurorisë evidentoi faktin që në datën 6 është bërë denoncim në policinë dixhitale dhe është regjistruar procedimi në datë 7. Që nga fillimi i protestës s’ka pasur asnjë reagim, asnjë kontroll në selinë e PD. nuk dua të komentoj vendimet e gjykatës. Ndaj vendosëm që të pritej vendimi i tyre. Hetimet vazhdojnë edhe në gjendje të lirë. Shpresoj shumë që hetimet të bëhen të thelluara dhe profesionale. urdhëruesit e dhunës dhe zbatuesit e tyre duhet të ndëshkohen. Demokratët kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre. Edhe unë derën e shtëpisë time do e hapja e forcë, do e godisja. Ajo është shtëpia ime. Kush ma ndalon mua që të hyjë? data 8 bëri të vendosjen dy fakte. Faktin e Paktit Rama-Basha dhe që ka një opozitë të vërtetë. Zoti Berisha tha se do të paraqitet menjëherë në prokurori sapo të ta thërrasin. Nuk komentoj vendimet e gjykatës. Gjatë kohës që isha prezent, prokuroria dhe policia kanë dështuar që të paraqesin fakte për 18 protestues që donin të hynin në shtëpinë e tyre.”, tha ajo.