Lojtarët e skuadrës së Vllaznisë kanë përjetuar një situatë jo të zakonshme teksa gjendeshin të grumbulluar në Qipro para ndeshjes kundër AEL Limasolit. Disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit nuk janë ndjerë mirë duke u detyruar të marrin ndihmën e specializuar mjekësore. Për këtë ka folur Ilirjan Haxhaja.
Mjeku i Vllaznisë, prezent me skuadrën në Qipro ka treguar situatën e vështirë të përjetuar para takimit ndaj qipriotëve. Ai zbulon se asnjë nga lojtarët s’mund të shkonte në spital pasi ishte e vështirë për shkak të rregullave të vendase prej COVID-19.
“Kemi pasur problem me ndërrimin e klimës dhe ushqimin. Kanë nisur simptomat e para në orët e para të mëngjesit të ditës së ndeshjes. Shtatë lojtarë ishin me të vjella dhe dhimbje barku. Jonuzi kishte të vjella dhe dhimbje barku, diarre. Latifi po ashtu, Hoxhaj kishte këputje trupore. Adili kishte dhimbje stomaku, Dilaver, Krymi dhe Kruja e njëjta gjë.
Probleme kanë shfaqur edhe tre nga rezervat. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga spitali atje por pritja ishte e madhe për një vizitë. Dërguam në fillim Latifin që filloj rasti i parë, por pastaj vendosëm t’i bëjmë sëmurin vetë futbollistëve në hotel se spitali kishte probleme me COVID-in.
E menaxhuam vetë situatën në hotel. Nesër në mëngjes kemi lënë vizitat në Shkodër me infeksionist dhe do të bëhen disa analiza që të jemi gati për ndeshjen e kthimit. Diagnoza e saktë është virozë e stinës që kalon me probleme stomaku. Nuk është hedhur asgjë në ushqim. Ushqimi nuk ishte i keq, por viroza kalon si helmim. Pra viroz i stinës që godet aparatin tretës, por diagnoza ishte virus”, tha Haxhaja. ”, shkruan ai.