NDI- Instituti Kombetar Demokratik ka organizuar nje seminar trajnues me gra nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqiperia. Ne fokus ka qene tema “Punojme per demokraci dhe mundesojme ate te funksionoje”. Gra ne karriere kane referuar duke sjelle eksperiencat e tyre ne politikeberje dhe ne administrim. Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka referuar lidhur me eksperiencen e saj politike dhe administrative, por edhe per aspekte te vecanta te pozicionit aktual si kryebashkiake. Ademi ka bashkebiseduar por edhe i eshte pergjigjur pyetjeve nga grate e pranishme ne takimin e organizuar nga NDI ne Ulqin.