Aktivistë grekë të “Lëvizja për Ringjalljen e Vorio-Epirit”, të lidhur me nazistët e “Agimit të Artë”, kanë dje festuar në fshatin Bularat të Gjirokastrës 104 vjetorin e aneksimit të jugut të Shqipërisë nga Greqia. Me flamuj dhe simbole të vorio-epirit, grupi i udhëhequr nga Mondi Kolila festoi në tokën shqiptare pushtimin e jugut.
Në tubim kishte edhe shtetas grekë të ardhur nga Athina, Selaniku, Janina dhe Igumenica. Organizimi u bë në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, ku të pranishëm ishin kryetari i bashkisë, Arqile Deçka, nënkryetari dhe përgjegjësi i kulturës.
Simbolet verio-epirote janë vendosur në muret e ndërtesës së Qendrës Kulturore të Dropullit por nuk kanë qëndruar aty më shumë se disa orë pas aktivitetit festiv të ekstremistëve grekë.
Kjo pasi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar (LSHB) me në krye kreun e grupit, Kastriot Berisha (Tahir Veliu), kanë hequr simbolet greke si dhe kanë dënuar organizimin e kësaj përkujtimoreje në territorin shqiptar.
Ata i kanë bërë thirrje autoriteteve të Tiranës të marrin masa të ndalojnë në të kaluarën aktivitetet e “Agimit të Artë” në tokën shqiptare.